13:29 / E Shtunë, 04 Korrik 2020 / indeksADMonline

F3, Zendeli i 5-ti në “Spilberg” të Austrisë

Piloti shqiptar në Formula 3, Lirim Zendeli, pasi që u ndal në vendin e dytë në kualifikimet në pistën “Spilberg” të Austrisë, në garën e parë u ndal në vendin e 5-të.

Gara e parë e sezonit të ri në Formula 3 u dominua nga skuadra e PREMA Rejsing, që mbylli garën me 3 pilot në mesin e Top 5-it.

Piastri dhe Serzhent u ndalën në dy vendet e para, ndërsa Vesti u ndal në të katërtin, duke liruar vendin e tretë për Peronin Kampos Rejsing.

Lirim Zendeli ishte më I suksesshëm te skuadra “Trident” duke lënë pas kolegun e skuadrës , Bekman në pozitën e 7-të.

Gara e dytë do të zhvillohet në mëngjesin e ditës së diel, në orën 9 e 45 minuta.