12:49 / E Martë, 21 Nëntor 2017 / indeksADMonline

FA akuzon sulmuesin e Evertonit, simuloi në mënyrë fantastike dhe fitoi penallti (Video)

Sulmuesi i Evertonit, Oumar Naisse është bërë futbollisti i parë në Premierligë që do të akuzohet nga Shoqata e Futbollit të Anglisë për “mashtrimin e suksesshëm të një zyrtari të ndeshjes”, transmeton IndeksOnline.

Senegalezi fitoi një penallti të diskutueshme, pas kontaktit minimal me mbrojtësin Scott Dann, në barazimin 2 me 2 kundër Crystal Palaces.

Ai ka kohë deri në orën 18:00 për t’iu përgjigjur akuzës në Shoqatën e Futbollit.

Naisse ishte lojtari që shënoi golin e barazimit kundër Crystal Palaces./IndeksOnline/