08:44 / E Premte, 15 Korrik 2022 / B O

Fabregas befason të gjithë me ekipin e ri, bashkëlojtar me mbrojtësin shqiptar

Cesc Fabregas zbarkon në ligën italiane, por jo në Serie A.

Mesfushori spanjoll, i cili ishte pa kontrat pas përfundimit të aventurës së tij me Monaco, është bindur dhe është transferuar befasisht nga ekipi i Serie B, Como.

Një kontratë 2-vjeçare në brigjet e liqenit të Comos është gati për kampionin e botës me Spanjës. Te Como, ylli spanjoll do të jetë bashkëlojtar me shqiptarin, Elvis Kabashi.