Fabregas kërcënohet me dëbim nga apartamenti luksoz
Cesc Fàbregas po kërcënohet me dëbim nga banesa e tij në Ticino. Ai thuhet se nuk ka paguar disa qira mujore dhe fatura të tjera. Këtë e mohon kampioni spanjoll i botës dhe i Europës.
Pronari i zemëruar pretendon se shuma e borxhit është 34 mijë franga. Shuma përbëhet nga disa qira mujore, secila prej 8000 frangash dhe shpenzime të tjera si faturat e papaguara të rrymës.
Avokati i Fàbregasit shpjegon se pagesat e qirasë janë munguar vetëm për shkak se apartamenti kishte defekte të shumta si lagështia e vazhdueshme, rënia e dorezave të dyerve dhe probleme me ngrohjen apo furnizimin me ujë të ngrohtë./Indeksonline/