Fabregas mohon transferimin e Nico Paz te Interi: Ai do të luajë për Realin ose Comon
Nico Paz mund të largohet nga Como pas këtij sezoni.
Performancat e tij mbresëlënëse në Serie A, e bën atë një nga lojtarët më të mirë të kësaj lige në 2 vitet e fundit.
Dhe duket se ish-klubi i argjentinasit, Real Madridi do ta aktivizojë opsionin e riblerjes për të, me vlerë prej 9 milionë eurove.
Kishte pasur zëra se do të transferohej dhe te kampionët e rinj të Italisë, Interi por që kjo u mohua nga trajneri i Comos, Cesc Fabregas.
“Nico Páz nuk do të shkojë te Interi apo ndonjë klub tjetër. Nico do të luajë për Real Madridin ose Comon, asnjë mundësi tjetër. Mund ta garantoj këtë dhe ne meritojmë më shumë respekt”, ishin fjalët e Fabregasit./IndeksOnline/

