15:54 / E Diele, 08 Korrik 2018 / indeksADMonline

Fabriqi: Marrëveshja e Serbisë me Kosovën nuk do të thotë anëtarësim automatik në BE

Kreu i Delegacionit të BE-së në Serbi, Fab Fabriqi ka deklaruar se çështja e hyrjes së Serbisë në Bashkimin Evropian nuk fillon me “po” por me “kur”  por se një marrëveshje e përgjithshme me Kosovën nuk do të thotë anëtarësi automatike.

Duke folur rreth anëtarësimit në BE, në kuadër të serisë së bisedimeve, Fabriqi u përgjigj se ky proces është i pakthyeshëm.

Sipas tij 14 kapitujt negociues të hapur deri më tani nga Serbia, përfaqësojnë një rezultat të mirë dhe progres që vërehet, transmeton Indeksonline.

I pyetur për qëndrimin e BE-së drejt një referendumi të mundshëm për Kosovën, Fabriqi tha se në këtë pyetje nuk mund të përgjigjet duke thënë se të dy vendet duhet të adresojnë çështjet që janë në tavolinë përgjatë negociatave.

Ai gjithashtu nuk ka dashur të komentojë deklaratat e Ministrit të Punëve të Jashtme, Ivica Daciq lidhur me tërheqjet e njohjeve të Kosovës duke thënë se këto janë çështje të statusit, dhe si BE, janë neutral dhe lejojnë dialogun, pra sipas tij dialogu është puna e BE-së.

I pyetur lidhur me zhvillimet e dialogut ai tha se të dy negociatorët e vendeve duhet që të kthehen tek qytetarët dhe t’u shpjegojnë se çfarë ka ndodhur dhe se për çfarë kanë rënë dakord të dy shtetet.

“Mendoj se ka një përgjegjësi për palët pjesëmarrëse në negociata që t’i shpjegojnë audiencës së tyre, se janë aty për të lehtësuar marrëveshjet”, ka thënë Fabriqi./Indeksonline/