11:07 / E Hënë, 21 Tetor 2019 / indeksADMonline

“Face ID” në Pixel 4 funksionon edhe me sytë e mbyllur, flet Google

Nëse keni dëgjuar për Pixel 4, atëherë me siguri keni dëgjuar për problemet e zhbllokimit të telefonit me “Face ID”, shkruan Indeksonline.

Njerëzit e përdorin këtë si mjet kryesor për zhbllokimin e celularit, por në Pixel 4, kjo është shumë më pak e sigurt, pasi që telefoni zhbllokohet edhe nëse i keni sytë e mbyllur. Mjafton që telefoni ta “shohë” fytyrën tuaj.

Një zëdhënës i Google ka folur për TechRadar. Ai ka thënë se janë duke punuar në atë opsion që telefoni të kërkojë që sytë e tyrë të jenë të hapur në mënyrë që të zhbllokohet telefoni.

Pra, përdoruesit e telefonave të Google, Pixel 4, në të ardhmen do të kenë siguri më të madhe në telefonat e tyre./Indeksonline/