Facebook arrin marrëveshjen gjigante për transmetimin e Premier Ligës
Facebook ka bërë një hap të madh, pasi ka fituar drejtën e transmetimit të ndeshjeve në Ligën Premier.
Gjiganti i rrjeteve sociale ka arritur marrëveshje prej më shumë se 200 milionë euro, për të transmetuar ekskluzivisht ndeshjet e Premier Ligës në vendet aziatike nga viti i ardhshëm.
Adhuruesit e futbollit në Tajlandë, Vietnam, Kamboxhi dhe Laosi do të mund t’i shikojnë ndeshjet e Ligën Premier në rrjetin social Facebook.
Marrëveshja do të filloj nga sezoni 2019-2020 dhe do të vazhdojë deri më 2022 , ku do të transmetojnë të gjitha 380 ndeshjet e Premier Ligës.
Besohet se Premier Liga ka diskutuar edhe me YouTube dhe Netflix rreth të drejtave të transmetimit në pjesë të tjera të botës. /IndeksOnline/