14:44 / E Martë, 20 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Facebook dhe Instagram bien nga sistemi!

Facebook dhe Instagram, raportohen, se kanë rënë nga sistemi gjatë ditës së sotme.

Mijëra përdorues në Mbretërinë e Bashkuar, Evropë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë mundur të kyçen në këto rrjete sociale.

Gjithashtu, raportohet se ka pasur probleme edhe në Amerikën e Jugut, Azi dhe Australi, transmeton IndeksOnline.

Të njejta probleme janë raportuar edhe te Instagrami.

Detektori i ueb-sajteve, William Kelly tha: ”Facebook ka rënë, në gjithë Mbretërinë e Bashkuar, e më tej”.

Ndërkaq, Ian Miller tha: ”Ka rënë ky rrjet, e problemet më të mëdha janë parë në Plymouth”./IndeksOnline/