15:46 / E Premte, 06 Shtator 2019

Facebook dhe Microsoft bashkojnë forcat për të identifikuar videot deepfake

Facebook do të bashkëpunojë me Microsoft, Partneritetin IA dhe disa akademikë për të lançuar një konkurs i cili identifikon më mirë videot dhe përmbajtjet deepfake tha kompania në një postim në blog.

Gjiganti i medias sociale do të investojë 10 milionë dollarë në “Deepfake Detection Challenge”. Si pjesë e projektit Facebook do të lejojë hulumtuesit të prodhojnë deepfake reale dhe të krijojnë set të dhënash për testimin e mjeteve të identifikimit.

Kompania tha se videot do të lançohet në Dhjetor pjesë e të cilave do të jenë aktorë të paguar dhe se asnjë e dhënë e përdoruesve nuk do të përdoret.

Ndërsa zgjedhjet presidenciale Amerikane po afrohen, platformat e medias sociale janë vënë nën presion për të adresuar shqetësimin e deepfake të cilët përdorin inteligjencën artificiale për të prodhuar video reale ku një person shfaqet sikur thotë apo bën diçka që nuk është e vërtetë.

Teknologjia gjithashtu po bëhet më e aksesueshme për krijuesit më pak të aftë. Javën e kaluar një aplikacion Kinez i quajtur Zao bënte të mundur që përdoruesit të vendosnin fytyrën e tyre në disa video klipe.

Deepfake Detection Challenge nuk është hera e parë që Facebook, i cili nuk aplikon një politikë të veçantë për videot deepfake, financon hulumtime akademike për të.