13:42 / E Martë, 03 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Facebook-u, do të lejojë bartjen e fotografive në Google

Përdoruesit që kanë fotografi të vlefshme në Facebook dhe dëshirojnë të kenë kontroll të plotë mbi to, do të jenë në gjendje që me lehtësi të migrojnë në Google Photos dhe shërbime të tjera cloud në të ardhmen.

Ky veprim nga Facebooku është pjesë e nismës së Projektit për Transferimin e të Dhënave, me pjesëmarrjen e Googlet, Applet, Microsoftit dhe Twitterit, qëllimi i përbashkët i të cilëve është të bëjnë më të lehtë për përdoruesit të kontrollojnë të dhënat.

Projekti, gjithashtu do të lehtësojë migrimin e të dhënave midis të gjithë partnerëve, duke u dhënë përdoruesve lirinë të zgjedhin ofruesit e ruajtjes. Për fillestarët, transferimi i thjeshtë i imazheve nga Facebooku në shërbimet e Googlet është aktivizuar këtë javë për përdoruesit në Irlandë, ndërsa pjesa tjetër e botës do të marrë të njëjtën mundësi vitin e ardhshëm, transmeton KosovaPressi.

Projekti ka të gjitha masat e nevojshme të sigurisë në mënyrë që vetëm pronarët e tyre të kenë mundësi të përdorin të dhënat, si edhe mbrojtje nga humbja e mundshme e të dhënave.