19:06 / E Hënë, 02 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Facebook do të lejojë përdoruesit të postojnë fotot dhe videot drejt shërbimeve të tjera

Përdoruesit e Facebook së shpejti do të kenë më shumë kontroll mbi të dhënat e tyre dhe kjo falë një mjeti të ri të prezantuar nga rrjeti social me të cilin mund të eksportojnë fotot dhe videot në vend që ti ngarkojnë një e nga një.

Funksioni ri në fakt është shumë i dobishëm sepse përdoruesit mund të portojnë fotot dhe videot në Facebook drejt Google Photos.

Kjo lëvizje është pjesë e projektit Data Transfer, një marrëveshje me Google, Microsoft, Facebook dhe Twitter i cili ka për qëllim ta bëjë më të lehtë transferimin e informacioneve mes shërbimeve.

Tre senatorë Amerikanë një muaj më parë propozuan një draft përpara Kongresit i cili do të detyronte kompanitë e medias sociale të portojnë të dhënat e tyre nga një platformë tek tjetra. Vitin e kaluar Instagram konfirmoi se do të lejonte transferimin e përmbajtjeve nga platforma e tij.

Mjeti i transferimit të fotove nuk do të jetë i disponueshëm për të gjithë menjëherë por vetëm në Irlandë. Pjesa tjetër e botës do ta marrë në 2020-ën. Për të aksesuar mjetin duhet të shkoni në seksionin Your Facebook Information.