17:51 / E Enjte, 19 Korrik 2018 / indeksADMonline

Facebook fshin lajmet e rreme që nxisin dhunë

Facebook do të fshijë informacionet e rreme të postuara në rrjet dhe që mund të nxisin dhunë në mënyrë të menjëhershme, theksoi grupi, që ka testuar tashmë këtë masë në Sri Lanka, goditur së fundi nga dhuna ndërfetare.

“Ne po fillojmë të zbatojmë këtë politikë të re në vend ku ne shikojmë shembuj ku dezinformimi ka çuar në dhunë”, theksoi Tessa Lyons duke përmendur rastin e Sri Lankës.

Rrjeti social mund të heqë përmbajtjet e pasakta apo të rreme, si fotot e trukuara, të krijuara apo shpërndarë për të nxitur dhunën fizike.

Facebook do të mbështetet në organizatat lokale apo agjencitë e specializuara për të vendosur nëse këto publikime mund të nxisin dhunë të menjëhershme dhe do të tërhiqen.

Fjalimet për urrejtje dhe thirrjet e drejtpërdrejta për dhunë janë tashmë në shkelje me rregullat e Facebook.

Politika e re konsiston në shqyrtimin dhe fshirjen e një lloji tjetër përmbajtjeje.

Lyons, e cila u shpreh gjatë një takimi me gazetarët në selinë e grupit në Kaliforni, theksoi se ”kjo politikë ishte eksperimentuar tashmë në Sri Lanka, goditur në muajin mars nga dhuna antimyslimane”.