16:17 / E Mërkurë, 26 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Facebook luftë reklamave rreth koronavirusit

Facebook do të shtrëngojë rregullat mbi reklamat të cilat i referohen koronavirusit në përpjekje për të adresuar dezinformimin dhe nxitjen e frikës rreth shpërthimit të  një pandemie.

Rrjeti social do të ndalojë reklamat që premtojnë se kurojnë virusin ose tentativat për të krijuar ndjesinë e një emergjence.

Facebook ashtu si platformat e tjera teknologjike janë ballafaquar me përhapjen e panikut dhe dezinformimit rreth COVID-19 i cili ka infektuar 79,000 njerëz në mbarë botën dhe vrarë mbi 2,600 në muajt e fundit.

Facebook përdor kontrolluesit e fakteve për të identifikuar pretendimet e rreme dhe adresuar dezinformimin në platformë. Çdo informacion i etiketuar i rremë nga organizatat botërore të shëndetësisë dhe autoritetet lokale do të fshihet menjëherë.

Edhe platforma të tjera kanë hasur probleme. Në Amazon gjithashtu shitësit kanë rritur çmimet e maskave dhe mjeteve të tjera mbrojtëse kundër koronavirusit.