19:40 / E Mërkurë, 22 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Facebook Messenger lejon dërgimin e fotove në rezolucion të lartë

Rrjeti social Facebook vijon me përmirësimin e aplikacionit Messenger, një prej aplikacioneve më popullore në botë, dhe këtë herë përdoruesit mund të dërgojnë foto të rezolucionit të lartë.

Duke filluar nga dita e sotme, përdoruesit në SHBA, Kanada, Francë, Australi, Britani, Singapor, Hong Kong, Japoni dhe Korenë e Jugut mund të dërgojnë foto 4K.

Kompania premtoi se në javët në vijim kjo listë do të pasurohet me shtete të tjera.

Më përpara, sipas Facebook, në Messenger mund të dërgonit vetëm foto 2K. Por me përditësimin aplikacioni tashmë mund të dërgojnë foto me rezolucion 4,096×4,096.

Rrjeti social ka publikuar edhe disa shembuj ku nxjerr në pah diferencën në qartësi dhe mprehtësi.

Në të majtë është një foto 2K ndërsa në të djathtë një foto 4K. Diferenca vihet re kur zmadhoni në foto.

Për të përfituar nga ky opsion duhet të keni të instaluar versionin më të fundit të Messenger. /PCWorld Albanian