23:03 / E Enjte, 21 Qershor 2018 / indeksADMonline

Facebook Messenger tani iu përkthen automatikisht mesazhet në këto dy gjuhë

Facebook Messenger tani mund të përkthejë automatikisht mesazhet mes gjuhës angleze dhe spanjolle. Kjo është pjesë e një tipari të ri të M Translate që është njoftuar në fillim të vitit.

Funksioni aktualisht është i disponueshëm vetëm në SHBA e Meksikë, por shumë shpejt do të jetë i përfshirë kudo.

Facebook ka njoftua se është duke punuar në shtimin edhe të gjuhëve të tjera për të bërë komunikimin ndërkombëtar më të lehtë./Indeksonline/