Facebook pezullon “hakerët” e Trump, pasi mashtruan në fushatë zgjedhore
Facebook lajmëroi të premtën se kishte pezulluar Laboratorët e Komunikimit Strategjik (SCL) , së bashku me analizat e të dhënave politike, Cambridge Analytica, për shkeljën e politikave të tyre rreth grumbullimit dhe mbajtjes së të dhënave.
Ndërmarrjet që drejtuan operacionet e të dhënave për fushatën zgjedhore presidenciale të Donald Trump në vitin 2016, vlerësohen gjerësisht se kanë ndihmuar Trump në mënyrë më efektive të synojnë votuesit në Facebook se sa rivalen e tij, Hillary Clinton.
Ndërkohë që natyra e saktë e rolit të tyre mbetet disi misterioze, zbulimi i Facebook sugjeron që kompania ka marrë në mënyrë të gabuar të dhënat e përdoruesit që mund t’i kenë dhënë një avantazh të padrejtë në arritjen e votuesve.
Facebook tha se nuk mund të përcaktojë nëse ose si mund të përdoreshin të dhënat në fjalë në lidhje me fushatat e zgjedhjeve. Cambridge Analytica nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment. /IndeksOnline/