10:24 / E Martë, 02 Tetor 2018 / indeksADMonline

Facebook rrezikon të gjobitet me 1.6 miliard dollarë

Facebook zbuloi se 50 milion llogari mund të jenë kompromentuar në një sulm kibernetik, autoriteti rregullator Evropian që mbikëqyr Facebook tha se kishte nisur hetimet.

Nëse Facebook ka shkelur rregulloren e re e hyrë në fuqi të privatësisë GDPR rrezikon të gjobitet me 4% të të ardhurave vjetore ose 1.63 miliardë dollarë.

Javën e kaluar rrjeti social zbuloi hakimin më të madh në histori. Ndryshe nga Cambridge Analytica ku kompani të ndryshme kishin shfrytëzuar rregulloren e Facebook, këtë herë kemi të bëjmë me një keqfunksionim kodi.

Temat: