16:11 / E Hënë, 17 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Facebook sjellë dy risi tek Messenger

Facebook solli ditën e sotme efekte të reja të kamerës në Messenger duke marrë disa prek tipareve të aplikacionit Instagram.

Bëhet fjalë për dy efekte të reja: Boomerang dhe Selfie Mode. E para vjen nga Instagram dhe është shumë i përdorur ndërsa e dyta vë objektet më në fokus.

Messenger gjithashtu do të pajiset me stickera të reja AR dhe tema për sezonin e fundvitit.
Kur përdoruesit të hapin kamerën brenda aplikacionit Messenger, do të shohin gjithashtu një pamje të re. Në fund gjenden pesë modalitetet e kamerës: Boomerang, Normal, Video, Text dhe Selfie.

Këto formate ekzistojnë edhe tek aplikacionet Facebook dhe Instagram.

Me ndryshimet e fundit kompania po përpiqet të krijojë një pamje konsistente mes aplikacioneve dhe shërbimeve.