11:37 / E Mërkurë, 20 Qershor 2018 / indeksADMonline

Facebook sjellë në Live sondazhin dhe lojërat

Facebook ka njoftuar se ka gati dy veçori të reja në përditësimin e fundit. Në versionin Live, tani mund të shtoni mundësinë e sondazhit.

Gjatë transmetimit live, njerëzit që iu ndjekin mund të votojnë në sondazh në pyetjen e parashtruar nga ju.

Poashtu, gjatë transmetimit live tani keni mundësinë të luani lojëra. Në të njëjtën kohë, ju mund të ftoni miqtë për të luajtur./Indeksonline/

Temat: