21:34 / E Hënë, 11 Qershor 2018 / indeksADMonline

Fadil Vokrri dhe dashuria me numrin 9

Legjenda e futbollit kosovar, Fadil Vokrri ka qenë shumë i lidhur me numrin nëntë që e ka mbajtur në fanellë në kohën kur ishte pjesë e Prishtinës.

Presidentin e ndjerë të FFK-së ky numër e ka ndjekur edhe deri në ditën e fundit të jetës së tij, shkruan indeksonline.

Vokrri vdiq me 9 qershor në orën 9:00 të mëngjesit.

Madje për nderë të tij edhe klubi i futbollit, Llapi e pensionoi përgjithmonë numrin 9, që e kanë ëndërr shumë sulmues anembanë botës. /IndeksOnline/