17:55 / E Diele, 17 Nëntor 2019 / indeksADMonline

“Fadil Vokrri” si “Wembley” për Anglezët

Kosova pret Anglinë në ndeshjen e fundit të kampanjes eliminatore për “Euro 2020”, sonte nga ora 18:00.

Pak sekonda para fillimit të takimit, atmosfera në stadium është më se e zjarrtë, ndërsa Anglia po ndihet si në shtëpin e saj, madje edhe emrat e lojtarëve anglez janë thirrur me zë të lartë nga i gjithw stadiumi.

Kjo patjetër që është pritja më e mirë në histori të kësaj Kombëtareje, pasi ka lojë që kësi përkrahje nuk ka as në “Wembley” madje.

Kosova ka humbur gjasat për kualifikim nga grupi A për në kampionatin Evropian, e Anglia ka siguruar më parë biletën për Evropian, madje është Kombëtarja me golaverazhin më të mirë në të gjitha grupet.

/Indeksonline/