14:01 / E Shtunë, 09 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Fadil Vokrri tregon se sa afër është Kosova të bëhet me trajner të ri

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll tash e disa muaj ka mbetur pa trajner pas largimit të Albert Bunjakut nga detyra e tij.

Federata e Futbollit të Kosovës [FFK] është në kërkim të një trajneri të ri.

Pritet që Kosova të bëhet me përzgjedhës të huaj derisa në opsion në media janë përmendur disa emra.
Së fundmi, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ka deklaruar se FFK-ja nuk do të ngutet për ta emëruar trajnerin e ri.

“Nuk do të ngutemi pasi që kemi kohë. Në grumbullimin e radhës do të jetë trajneri i ri”, ka thënë Fadil Vokrri gjatë një interviste për SS Kosova.

Kujtojmë se Kosova në fushatën e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018′, nuk arriti që ta tubojë më shumë se një pikë.
“Sigurisht se nuk jemi të kënaqur me një pikë pasi që kemi pretenduar më shumë” ka deklaruar ndër të tjera Fadil Vokrri.

Ndryshe, Kosova në ndeshjen e fundit miqësore me Lituaninë e zhvilluar në stadiumin ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë u drejtua nga trajneri i përkohshëm, Muharrem Sahiti, ku fituan me rezultat 3-2.