16:46 / E Hënë, 27 Gusht 2018 / indeksADMonline

Fakt i pabesueshëm në lidhje me portierin më të ri të Kosovës, Arijanet Muriqi

Dje, Federata e Futbollit të Kosovës konfirmoi një ardhje të re në Përfaqësuesen kosovare.

Bëhet fjalë për portierin shqiptar nga Mali i Zi, Arijanet Muriqi.

19-vjeçari është pjesë e kampionit të Anglisë, Manchester Cityt, transmeton IndeksOnline.

Muriqi, madje, u ftua nga Pep Guardiola për sfidën e fundjavës së kaluar ndaj Wolvesit.

Kjo për shkak se Claudio Bravo është lënduar dhe vendin e tij do ta zë Muriqi në vazhdim.

Por, një fakt ndoshta nuk e keni ditur në lidhje me anëtarin më të ri të Përfaqësueses kosovare.

Muriqi është i gjatë 198 centimetra dhe zyrtarisht është lojtari më i gjatë në skuadrën e Manchester Cityt.

Përndryshe vlen të përmendet se Muriqi ka përfaqësuar Malin e Zi në grupmoshat më të reja./IndeksOnline/