12:36 / E Premte, 23 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Fakte rreth stresit pas lindjes

Ndërsa të gjithë flasin për shtatzëninë, askush nuk thotë kurrë se çfarë ndodh gjatë paslindjes. Ka dy arsye për këtë, mungesa e vetëdijes dhe injorancës së madhe. Shumica e njerëzve e konsiderojnë lindjen si fazën më të bukur dhe nuk pranojnë të besojnë se një nënë mund të ndihet e shqetësuar pas lindjes.

Janë disa fakte rreth stresit pas lindjes të cilat mund të mos i keni ditur. Të tillat po ua paraqesim si më poshtë, transmeton Indeksonline.

Nënat e reja shumicën e rasteve nuk janë të vetëdijshme që po vuajnë nga depresioni pas lindjes. Ato nuk janë të vetëdijshme rreth simptomave dhe shpesh, si pasojë e kësaj, hezitojnë edhe të kërkojnë ndihmën adekuate.

Ndonjëherë ndjejnë nevojën për ndihmë por nuk dinë se ku ta kërkojnë. Biseda me partnerin, familjen apo ndonjë psikolog. Kjo është një dilemë e shpeshtë e nënave që përjetojnë stres pas lindjen se nuk dinë se ku të drejtohen duke bërë që simptomat të përkeqësohen edhe më shumë si pasojë e mos trajtimit.

Depresioni pas lindjes prek lidhjen në mes të nënës dhe bebes. Nëse një nënë vuan nga depresioni pas lindjes, ajo e ka të vështirë të kujdeset siç duhet për foshnjën dhe për më shumë, e ka të vështirë të krijojë lidhjen e duhur emocionale.

Nuk ka të bëjë vetëm me ndryshime hormonale. Ekziston mendimi se stresi pas lindjen shfaqet kryesisht për shkak të ndryshimeve hormonale që ndodhin në organizimin e nënës. Mirëpo, mungesa e gjumit, lodhja fizike dhe faktorë tjerë janë gjithashtu shkaktarë të stresit pas lindjes./Indeksonline/

Temat: