19:16 / E Martë, 11 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Fakte tronditëse për Astorin, mjekët nënshkruan për “vdekjen” e tij

Hetimet për vdekjen e Davide Astorit kanë shkuar në një fazë tjetër. Është zbuluar se  megjithëse mbrojtësi kishte pasur probleme në zemër, 2 mjekët kishin firmosur që ai të vazhdonte luante futboll. Italiani ndërroi jetë në gjumë pas një ataku kardiak në 4 mars të këtij viti. Për këtë ka folur edhe trajneri i ekipit,Stefano Pioli.

“ Ende nuk dimë shumë gjera. Është vështirë të japim gjykime dhe të hyjmë në brendësi të situatave. Është vuajte e madhe për ambientin e Fiorentinës, por sidomos për familjarët e tij.”, është shprehur trajneri.

Ai gjithashtu ka zbuluar se do ta ndaj premion e fituar nga çmimi “Andrea Fortunato” me të gjithë ekipin dhe tifozët që kanë përballuar tragjendinë e vdekjes së Astorit.

Temat: