Fal Xherdan Shaqirit, Baseli merr një pikë kundër Luganos

Skuadra e Baselit ka barazuar 2:2 ndaj Luganos në ndeshjen e javës së 19-të në Superligën e Zvicrës.
Ishte Xherdan Shaqiri, futbollisti shqiptar që shpëtoi skuadrën e tij nga humbja, shkruan Indeksonline

Shaqiri shënoi gol nga pika e bardhë e penalltisë në minutat e fundit për t’i barazuar shifrat në 2:2.
Gol në këtë takim shënoi edhe lojtari tjetër shqiptar, Albian Hajdari.
Kujtojmë që te Lugano në portë ishte portieri i Kosovës, Amir Saipi./Indeksonline/