19:07 / E Diele, 17 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Falë Celinës, Swansea në çerekfinale të Fa Cup

Swansea ka kaluar në çerekfinale të FA Cup, kompeticionit më të vjetër në botë.

Ky triumf erdhi falë dy golave të Bersant Celinës në ndeshjen kundër Brentford, shkruan Indeksonline.

Ylli kosovar fillimisht realizoi nga gjuajtja e lirë në minutën e 49-të dhe më pas në minutën e 67-të pasi e kaloi të gjithë mbrojtjen.

Ky është një triumf i madh për skuadrën nga Championship dhe për Bersant Celinën që po kalon një formë shumë të mirë. /IndeksOnline/