09:17 / E Mërkurë, 04 Janar 2023 / B O

Falimenton ish-ylli i Arsenalit e Liverpoolit, borxhi i tij ka shifra milionëshe!

Ish-ylli anglez, Jermaine Pennant ka shpallur falimentimin. Futbollisti që ka veshur në të kaluarën fanelat e Arsenalit e Liverpoolit numëron miliona euro borxhe.

39 vjeçari ka më shumë se 1 milion funta borxh ndaj kreditorëve, bankave dhe kompanive të shërbimeve publike.

Kompania e tij “Pennant Ltd” ka dështuar të paguaj pagesat në hipoteka dhe pronat e tij do të konfiskohen.

Në këtë mënyrë, ai tashmë ka shpallur falimentimin.

Jeta e futbollistit anglez ishte e mbushur me skandale edhe sa ishte aktiv në këtë profesion.

Daljet në diskoteka dhe problemet e ngjashme shpesh ishin në ballinat e mediave./Indeksonline/