10:48 / E Martë, 19 Janar 2021 / Blerim

Falk flet me babain e Alaba-s: S’ka marrëveshje me Real Madridin!

Gazetari i njohur gjerman, Christian Falk ka biseduar me babain dhe agjentin e futbollistit, David Alaba.

Mbrëmë qarkulluan disa lajme se mbrojtësi anësor i Bayern Munchen ka arritur marrëveshje 4-vjeçare me Real Madridin, shkruan IndeksOnline.

Por, sot Falk ka biseduar me babain e lojtarit austriak, ku ka mohuar ndonjë marrëveshje të realizuar.

“Sapo fola me babain dhe agjentin e lojtarit. Ai tha se asgjë nuk ka. Asnjë marrëveshje, asnjë kontratë e nënshkruar. Ka interesime edhe nga klubet tjera”, ka shkruar Falk në rrjetet sociale.

Përveç Real Madridit, thuhet se ofertë kanë bërë edhe klube, si: Paris Saint-Germain, Liverpool dhe Chelsea./IndeksOnline/