22:02 / E Hënë, 11 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Familja e Liridonës del me një apel publik pas interesimit të madh

Familja Ademaj pohon se ditëve të fundit është kontaktuar nga shumë njerëz për të ndarë informacione rreth vrasjes së Liridonës.

Përmes një postimi në facebook Leonardi, vëllai i Liridonës apelon që të gjithë informacionet që kanë, qytetarët t’i ndajnë me policinë dhe prokurorinë dhe jo me familjen e tyre.

“Hetimet ua kemi besu atyre dhe presim drejtësi profesionale dhe të shpejtë nga ana e gjykatës”, thotë ai.

Tutje ai thekson se “interesi i familjes sonë dhe interesi i përgjithshëm është që hetimet të mos dëmtohen nga askush”.

Postimi i plotë:

Ditët e fundit jemi duke u kontaktuar nga shumë njerëz të cilët kanë ofruar të ndajnë me neve informacione rreth vrasjes së Liridonës tonë.

Ju lusim që të gjitha informacionet që i posedoni t’i ndani me policinë dhe prokurorinë dhe jo me neve. Hetimet ua kemi besu atyre dhe presim drejtësi profesionale dhe të shpejtë nga ana e gjykatës.

Interesi i familjes sonë dhe interesi i përgjithshëm është që hetimet të mos dëmtohen nga askush.

Faleminderit të gjithëve për mbështetjen.