17:38 / E Martë, 23 Prill 2019 / indeksADMonline

Familja e Visarit që vdiq dje në Mitrovicë fal gjakun

Familja Behrami i ka falur gjakun familjes Hajrizi për vdekjen e djalit të tyre, Visarit, gjatë shembjes së një pjese të ish-hotel “Adriatiku” në Mitrovicë.

Fmailjarët e të ndjerit Visar Behrami

27-vjeçari ishte duke punuar bashkë me tre punëtorë të tjerë në momentin kur u shemb kjo pjesë e hotelit.

Punëtorët e tjerë kishin arritur të dilni nga vendi i punës dhe të shpëtonin, mirëpo, vetëm i ndjeri Visari mbeti nën rrënonja për disa orë, ku më pas e nxorën edhe trupin e pajetë të tij.

Ndërsa, sot në fshatin Vidimriq, shumë qytetarë u mbledhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit.

Ndërkohë, Prokuroria e Mitrovicës ka kërkuar një muaj paraburgim për A.H. dhe Q.H., të arrestuar në lidhje me shembjen e një pjese të ish-hotelit “Adriatiku”.

Indeksonline ka qenë në shtëpinë e familjes Behrami, ku nëna Azemine tregoi për momentet e fundit me djalin dhe kushtet në të cilat punonte ai.

E pamja në familjen Behrami