20:25 / E Diele, 23 Shtator 2018 / indeksADMonline

Familja Hajdari kanë frikë nga shembja e shtëpisë, por mundohen edhe nga halle të tjera

Është shtatori, por qysh tani familja Hajdari, po i druhet ardhjes së dimrit.

Frika nga shembja e shtëpisë, po i mund edhe hallet tjera që kanë Zarifja e Mustafa, me të birin e tyre të vetëm.

Gjendje shëndetësore e mosha e shtyrë bënë që kjo situatë të jetë e vështirë, për burrin 70 e gruan 60 vjeçare, nga Suhodolli i Epërm i Mitrovicës.