“Familja ime pret që unë të realizoj gola të tillë”, Xherdan Shaqiri pas barazimit: Ndeshjet e mëdha janë për mua!
Kombëtarja e Zvicrës barazoi 1:1 ndaj Skocisë në ndeshjen e raundit të dytë në Euro 2024.
Golin për “Helvetikët” e shënoi Xherdan Shaqiri, i cili ishte një shënim i bukur nga lojtari shqiptar, shkruan Indeksonline
Pas ndeshjes, Shaqiri e komentoi golin dhe paraqitjen e tij me Skocinë.
“Ishte një gabim nga kundërshtarët, të cilin e shfrytëzova mjaftë mirë. Ishte një goditje perfekte. Ishte një gol i bukur dhe që ka rëndësinë. Ndeshjet e mëdha janë bërë për mua.
“Familja ime pret që unë gjithmonë të shënoj gola të tillë në çdo turne. Por unë qëndroj në tok, dua t’i ndihmoj skuadrës”, u shpreh Shaqiri pas ndeshjes mbrëmë
Kujtojmë që Zvicra ka grumbulluar katër pikë në dy ndeshjet e Euro 2024 dhe është pranë kualifikimit në raundin tjetër./Indeksonline/