10:30 / E Diele, 17 Tetor 2021 / OSH

Familja Jashari bën homazhe në Prekaz para votimit

Sot ka nisur procesi zgjedhor i zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Familja Jashari në Komunën e Skenderajt ka bërë homazhe në Prekaz para se të shkojë për votim.

Në homazhe është parë edhe kandidati për kryetar të Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari.

Kujtojmë se procesi zgjedhor i zgjedhjeve lokale në Kosovë është duke u zhvilluar me rregull në 38 komuna të vendit.