12:45 / E Enjte, 06 Janar 2022 / B O

Familja jep detaje për protestën e së hënës, për lirimin e Nezir Mehmetajt

Të hënën në Prishtinë do të protestohet për lirimin e Nezir Mehmetaj nga fshati Rudnicë e Klinës, i cili ka dy vjet që po mbahet në burgjet e Serbisë me pretendimin se ka kryer krime lufte gjatë vitit 1999 në fshatin e tij.

Pa ndihmë institucionale i vëllai i tij Valoni thotë se është detyruar të organizojë këtë protestë.

Ai ka thënë se pret mbështetje të madhe nga qytetarët në protestën e së hënës dhe se pret që protesta të ketë rezultate pozitive, që do të ndikojë në kthimin e vëllait të tij.

“Protesta e organizuar në emër të familjes për shtetasin e Republikës së Kosovës, Nezir Mehmetaj, i cili po mbahet qe 2 vite padrejtësisht i paraburgosur në burgun e Beogradit nën akuzën krime lufte akuza këto të pabaza e qe nuk kanë të bëjnë me Nezirin pasi qe ky qe nga mosha 17 vjeçare ishte ne Zvicër po ashtu dhe në periudhën e luftës.
Protesta në fjalë do mbahet në Prishtinë të sheshi përball qeverisë të hënën 10.01.2022 në ora 13:00, pasi qe jemi banues të komunës së Istogut një organizim i udhetimit me autobusë është nga stacioni i autobusëve në Istog ku nisja do bëhet në ora 10:00, të interesuarit para orës 10:00 të bashkohen në st.e autobusëve në Istog” thuhet në njoftimin e familjes Mehmetaj./Indeksonline/