11:41 / E Premte, 28 Maj 2021 / k.v

Familja KASTRATI- rrëfim lufte, ku dhimbja shndërrohet në forcë suksesi!

Po bëhen 22 vjet nga çlirimi i vendit , sot ngado e kthejmë kokën shohim se vendi ka përparuar , njerëzit kanë mundësi të jetojnë e punojnë dhe ta krijojnë të ardhmen e tyre. Kjo me pak fjalë është liria.

Çdo vit, me 28 Maj, familja KASTRATI me dhimbje e krenari i kujtojnë plagët e luftës, i përkujton më të dashurit e tyre. Çdo pranverë mijëra njerëz, familjar, miq e bashkëluftarë bëjnë homazhe dhe i përkujtojnë të rënët.

Valon KASTRATI ishte bërë pjesëtar i luftës për çlirimin e Kosovës.
Derisa luftonte në vijat frontit në Koshare me bashkëluftarët tjerë, Komandanti i tij merr një telefonatë të rëndë! Forcat paramilitare serbe kishin vrarë 5 anëtar të familjes së tij të ngushtë: Babain- Sokol KASTRATI, axhen- Xhafer KASTRATI, vëllaun- Valdet KASTRATI, djemtë e axhes Adrian dhe Alban KASTRATI. Ata u vranë në shtëpinë e Hasan Muratagiq (fqinj i familjes KASTRATI) i cili e sakrifikoi jetën e tij për t’iu ofruar strehim.
Ndiqeni njërin nga rrëfimet rrëqethëse të familjeve KASTRATI dhe Muratagiq.