09:26 / E Premte, 12 Janar 2018 / indeksADMonline

Familja londineze pengon ndërtimin e stadiumit të ri të Chelsea që kap vlerën 1 miliard £

Pronari i Chelsea, Roman Abramovich, po përballet me një betejë David vs Goliath, pasiqë një familje në perëndim të Londrës po pengon planet e tij për stadiumin e ri që kap vlerën 1 miliard funte.

Miliarderi rus dëshiron të ndërtojë një stadium të ri Stamford Bridge, i cili do të ishte më i shtrenjti në Evropë.

Megjithatë, një familje, anëtarët e të cilëve kanë jetuar në një vilë pranë për 50 vite afër atij vendi, po kërcënojnë për të drejtat e tyre.

Ata kanë paraqitur një ankesë , duke pretenduar se stadiumi i planifikuar do të parandalonte ndriçimin e dritës në shtëpinë e tyre.

Sipas BBC, familja mori një vulë kundër lejes së planifikimit e vulosur nga kryetari i Londrës, Sadiq Khan.

Thuhet se Chelsea i ka ofruar një shifër të madhe kompensimi, por deri më tani familja qëndron e palëkundur. /IndeksOnline/