08:30 / E Martë, 26 Mars 2019

Familja me katër pilot

Familja Rexon numëron katër anëtarë, të gjithë pilot

Janë Wendy Rexon dhe vajza e saj Kelly, ato që urojnë mirëseardhjen në fluturimin e “Delta Airlines”, në linjën Los Angeles-Atlanta.

Një çështje familje në lartësi të madhe, e bërë publike në rrjetet sociale nga John R. Watret, rektor i Universitetit të Aeronautikës “Embry Riddle”.

Ai komplimentoi nënë e bijë për zgjedhjen e të njëjtit profesion, duke publikuar edhe fotografinë e tyre, shkruan AlsatM, përcjell Albinfo.

Kështu zbulon se Rexon, janë në shtëpinë-kabinë, duke qenë se për to është një ambient familjar.

Ndërkohë edhe bashkëshorti i Wendyt dhe babai i Kelly-t, fluturon për “American Arilines”. Ndërkohë vajza tjetër, Kate, është gjithashtu pilote.