21:15 / E Martë, 28 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Familja nga Drenica bëhet me shtëpi në ditën e flamurit (Video)

Familja pesë anëtarëshe e Ahmet Salihut nga Skenderaj e cila ka jetuar në kushte të vështira, është bërë me shtëpi.

Me rastin e festës së 28 nëntorit, kjo familje në Skenderaj është surprizuar me një banesë të re nga shoqata “Jetimet e Ballkanit”.

Këtë ditë të veçantë për Ahmet Salihun dhe familjen e tij e ndau edhe kryetari aktual, Sami Lushtaku, shkruan Indeksonline.

Ai që prezent kur lajmi për banesën e re iu kumtua Ahmetit.

“Unë punoj në hekurishte në Skenderaj, por nuk është punë e rregullt, është e vështirë për mu, spo mundem me ja dalë. Mirëpo, për gjashtë muajt e fundit, ju me keni ndihmuar, ma keni hek qiranë, me keni sjell veshmbathje e ushqim. Zoti ju shpërbleftë për banesën” ka thënë Ahmeti.

Ndërsa, Sami Lushtaku për banesën e re, për nder të festës së flamurit, i ka sjell një flamur.

Ai e ka quajtur një veprim të mirë të organizatës e cila ndihmon shumë familje në Skenderaj.

Për tri vite disa arka janë lënë në hapësirat e aeroportit “Adem Jashari” ku në to janë mbledhur gjithsej 19 mijë e 500 euro, ku është mundësuar blerja e banesës për familjen Salihu nga Skenderaji./Indeksonline/