10:47 / E Premte, 03 Prill 2020 / indeksADMonline

Familja nga Peja bëhen llom duke u rrahur, arrestohen babë e bir

Janë arrestuar dy persona në komunën e Pejës, pasi që të dy këta kanë ushtruar dhunë në familje.

Sipas policisë rasti kanë ndodhur mbrëmë dhe të arrestuarit janë babë e bir.

Fillimisht, raportohet se djali e ka sulmuar fizikisht babanë, i cili ka pranuar tretman mjekësor, derisa babai kishte ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij.

Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.