22:04 / E Martë, 06 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Familja që ushqehet nga spitali dhe ngrohet nga qirinjtë (Video)

Drita e qiririt është tepër e dobët që të ngrohë duart e familjes Ramadanovi nga Shkupi. Ata jetojnë në kushte shumë të këqija në një shtëpi në afërsi të Ambulancës në Vodno, përballë Qendrës klinike në Shkup.

Kur ne shkuam për t‘i vizituar, zoti i shtëpisë kishte dalë që të kërkojë punë. Shtëpia në të cilën jetojnë nga gushti i vitit 2016, nuk është e tyre dhe siç u kanë thënë, deri në pranverë do të shembet.

“Është ftohtë. Nuk kemi drunj për nxehje. Mbledhim nëpër rrugë, degë dhe me ta ngrohemi. Kur nuk kemi dritë blejmë qirinj. Fëmijët kërkojnë ushqim, veshje por nuk kam, çfarë të bëj. U them që një ditë gjithçka do të jetë më mirë”, tha Suzana Alçinova.

Familja pesë anëtarëshe Ramadanovi, merr 7.000 denarë nga ndihma sociale. Por, siç tregon Suzana, këto janë shumë pak të holla për të kaluar muajin. “Me ato të holla i ushqej por kot kur nuk ke shtëpi.

Nëse gjejmë nëpër kontejnerë ndonjë batanije, atëherë i marrim, kështu jetojmë. Nuk kemi nga ku tjetër”, tha Alçinova. Suzana ka kërkuar ndihmë nga institucionet, por ata u kanë ofruar akomodim një vjetor të përkohshëm në strehimore në fshatin Çiçino. Por, më pas siç thonë, përsëri do të gjinden në rrugë.

“Për më pas, më thanë, do të ia bëni disi. E si do t’ia bëjmë?!”, tha ajo. Tre fëmijët në moshë prej 4 – 8 vjeçare, kanë shumë dëshira. Por në kushtet në të cilat jetojnë, dëshirat e tyre vështirë që të plotësohen. “Dëshiroj të kem shtëpi dhe të shkoj në shkollë”, u shpreh Rasije Ramadanova.

Por, për të shkuar në shkollë siç thotë nëna e tyre, ata duhet të jenë të pastër dhe të kenë ushqim. Nganjëherë ushqimin e mbetur në spital, e marrin ata për ta ngrënë. “

Së paku të ketë kush të na ndihmojë. Të vendosemi në ndonjë shtëpi, kudo qoftë vetëm e vetëm të mos jemi në rrugë. Fëmijët të kenë shtëpinë e tyre dhe të shkollohen. Pa shkollë do të mbeten analfabetë”, tha Suzana.

Rasijen, Muaremin dhe Jasinin i lamë duke ngrënë ushqim nga spitali. Ata nuk janë të lumtur, por janë falënderues edhe ato pak gjëra që kanë.