15:56 / E Premte, 22 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Familjarët demantojnë vdekjen e djalit të tyre, Florenc Beqirajt

Pas lajmit të shprëndarë në Media se 23 vjecari nga Shkodra ka ndërruar jetë në burgun e Marsejës, ka reaguar babai i tij, Gëzim Beqiraj, i cili ka demantuar një gjë të tille.

Ai përmes adresimit në Facebook ka kërkuar që të mos thuhen të pavërteta dhe se Florenc Beqiraj nuk ka vdekur, ai shtoi se nuk ka thënë një gjë të tillë dhe se ende kanë shpresë se Florenci do të jetë në mesin e tyre.

Shkrimi në facebook i Gëzim Beqirajt:

“Nuk e di kush i nxjerr kto lajme te rrema qe Florenci ka ndrruar jet..
Ju lutemi ne emer te familjes tone mos thoni genjeshtra
As babai nuk e ka deklaruar dicka te tilla
Ne kemi shpres qe Florenci do jet serisht prane nesh…dhe ne jemi ne kontakt dhe me ambasaden” .