14:31 / E Diele, 21 Prill 2019 / indeksADMonline

Familjarët menduan se ka ngordhur qeni por pas dy dite ndodhi e pabesueshmja

Një histori e pabesueshme ka ndodhur në Novonikolsk të Rusisë. Qeni me emrin Dik besohej se kishte ngordhur dhe ishte varrosur. Por dy ditë më pas ndodhi mrekullia.

Qeni u varros mes lotësh të familjarëve, por dy ditë pasi i ishte dhënë lamtumira e fundit ai u përmend, dhe duke gërryer me putra dheun, arriti që të dalë në sipërfaqe.

Dy ditë më pas një qendër e kafshëve kishte telefonuar për të ju treguar që qeni i tyre nuk kishte ngordhur.

Deri më tani, askush nuk ka një përgjigje lidhur me atë që ka ndodhur.