23:22 / E Enjte, 15 Gusht 2019 / indeksADMonline

Familjarët në QKUK, gjendja e dy të plagosurve e rëndë

Një vajzë dhe një djalë janë në gjendje të rëndë, pas një sulmi në Prishtinë.

Dy të rinjtë u theren me thikë sot rreth orës 22:00 në rrugën “Ahmet Dërguti”.

Burime të Indeksonline thonë se dyshohet e sulmit u bë për hakmarrje, që ka të bëj me therjen e dy muajve të parë që ndodhi në rrugën “Rexhep Luci”. Derisa mediumi mëson se dy të rinjtë janë sulmuar nga tetë persona që kanë ardhë nga një lagje tjetër e kryeqytetit, ndërsa janë dëgjuar edhe të shtëna armësh.

Familjarët e të plagosurve tashmë janë në QKUK, derisa po presin ndonjë lajm për më të afërmit e tyre./Indeksonline/