13:30 / E Premte, 17 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Familjarja e Atdheut: Krenohem me të, do të kërkojmë drejtësi deri në fund

Familjarja e njërit nga aktivistët e dënuar të Vetëvendosjes, Atdhe Arifi, ka paralajmëruar se nuk do të ndalen derisa ata të jenë të lirë, raporton Indeksonline.

“Tash e 1 vit jena të shtypur, ne do të vazhdojmë derisa të ekzistoj ligji, do të kërkojmë drejtësi. Krenohemi me fëmijët tanë, nuk ka Kosova fëmijë më të mirë. Unë do të shkoj në vend të Atdheut në demonstrata, atij ia kanë humbur një vit në fakultet dhe tani po e dënojnë gjashtë vite pa asnjë votë. Deri kur do të shkelemi kështu nga forcat dhe vendi. Popull lypni drejtësi sepse nuk mundemi më kështu”, ka thënë ajo. /Indeksonline/