00:23 / E Premte, 15 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Familjet suedeze ndihmojnë Volvo-n në zhvillimin e makinave vetë-lëvizëse

Volvo u ka bërë thirrje familjeve në qytetin Gothenburg të Suedisë për të ndihmuar në zhvillimin e makinave vetë-lëvizëse.

Si pjesë e programit “Drive Me” të kompanisë suedeze, familjet do t’i marrin makinat provë për t’u përdorur në ngasje ditore në rrugët publike dhe pastaj të ofrojnë informacione kthyese dhe të dhëna për inxhinierët e Volvo-së.

Dy familjet e para, Hains dhe Simonovskis, morën XC90 me sistemet e asistimit të shoferit që kërkojnë ende shoferët njerëzorë të mbajn duart në timon gjatë gjithë kohës. Sensorët në bord dhe kamerat monitorojnë sjelljen e shoferit.

Volvo ka në plan të nisë një makinë autonome prodhimi deri në vitin 2021 dhe pret që të dhënat e grumbulluara nga familjet e testimit “Drive Me” të ndihmojnë në zhvillim, shkruan IndeksOnline.

Tre familje tjera pritet të marrin makinën provë në fillim të vitit të ardhshëm. Volvo pret që deri në 100 persona të përfshihen në program gjatë katër viteve të ardhshme.

Makina vetë-lëvizëse e Volvo pritet të arrij autonominë SAE Level 4, që do të thotë se do të jetë në gjendje të ngaset vetë në shumicën e rasteve, por mund të kërkojë ndërhyrje të rastësishme njerëzore. /IndeksOnline/