21:23 / E Shtunë, 31 Dhjetor 2022 / C E

Famir Limaj: Festat e gëzimet nuk janë të njëjta pa çlirimtarët që po mbahen padrejtësisht në Hagë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka uruar të gjithë qytetarët për Vitin e Ri.

“Viti që po lëmë pas ishte vit me plot sfida për shtetin, andaj viti i ardhshëm qoftë vit i unitetit dhe fitoreve”.

Ai ka uruar familjet e dëshmorëve, martirëve, invalidëve dhe bashkëluftëtarëve.

“Në veçanti uroj familjet e dëshmorëve, martirëve, invalidëve dhe bashkëluftëtarëve, që falë sakrificës së tyre sublime sot gëzojmë në liri e shtet, derisa festat e gëzimet nuk janë të njejta pa. Çlirimtarët që po mbahen padrejtësishtë në Hagë. Gëzuar 2023, qoftë vit i mbarë për Kosovën dhe shqiptarët!”, ka shkruar ai.

Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë, pemë dhe ambiente të brendshme