09:15 / E Enjte, 10 Shkurt 2022 / AR

“Fans i flaktë”, Joe Biden pret Billie Eilish në Shtëpinë e Bardhë

Këngëtarja Billie Eilish dhe vëllai i saj, Finneas O’Connell kanë vizituar Shtëpinë e Bardhë, pasi morën ftesë nga presidenti Joe Biden.

Një zyrtar i presidencës i tha ’The people’ se Biden është fans i të dy këngëtarëve, transmeton Indeksonline.

Llogaria zyrtare e presidentit në Instagram publikoi një foto me mbishkrimin: “Kur dëgjova miqtë e mi@billieeilishdhe@finneasisha në qytet për një shfaqje, e dija se duhej t’i ftoja në Shtëpinë e Bardhë. Gëzohem që të shoh ty dhe familjen tënde — dhe më vjen mirë që takova komandantin”.

Eilish, 20 vjeç, e nominuar për Oscar, ndodhet në Washington për turneun e saj botëror ‘Happer Than Ever‘./Indeksonline/