12:17 / E Shtunë, 18 Nëntor 2017

Fansat kryqëzojnë Emina Cunmulaj: Pse nuk depilohesh, përgjigjja e saj i lë pa fjalë (Foto)

Të qenit person publik nuk nënkupton vetëm të rrethohesh nga perfeksioni në skenë apo mbrëmjet gala, por edhe të bëhesh pjesë e targetit të kritikave nga ana e fansave qoftë për ato detajet e parëndësishme që ndoshta nuk i kishit çuar ndërmend më parë.

I tillë është rasti i modeles shqiptare me famë ndërkombëtare Emina Cunmulaj, e cila prej disa ditësh po pushon në një prej hoteleve më luksoze në Bahamas.

E shtrirë në diell teksa i gëzohet diellit, ndërkohë që pjesa më e madhe e ndjekësve të saj kanë mbathur çizmet e dimrit dhe xhupat e trashë, Cunmulaj ka patur një debat me komentuesit në rrjetet sociale, sa i takon depilimit të këmbëve që ajo i kishte ekspozuar në një foto teksa merrte rreze nga pishina.

‘“Pse nuk depilohesh?”, e kanë pyetur fansat bukuroshen. “Më paska shpëtuar njëra. Faleminderit që e vure re.” i përgjigjet Emina.
“Ato qime të verdha shkëlqyese.” shkruan një komentuese tjetër. “Pooo pooo.

Më shpëtoi një apo dy qime!! Isha shumë më entuziaste të dilja jashtë dhe të merrja rreze sesa ta harxhoja kohën time të ëmbël duke u depiluar.”, është përgjigjur modelja. Ndërkohë që diskutimi rreth qimeve, që sipas neve të Liivng nuk duken fare, ka vazhduar edhe për pak kohë, por modelja ka vendosur të mos përgjigjet.